Hoxhaj së bashku me Deliun kanë pritur në takim Ambasadorin e Italisë Nicola Orlandon

Aktuale

Hoxhaj së bashku me Deliun kanë pritur në takim Ambasadorin e Italisë Nicola Orlandon

Nga: A.Z Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Enver Hoxhaj, Mimoza Deliu-Kodra dhe Nicola Orlando

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot së bashku me anëtaren e Kryesisës së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kanë pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.Nicola Orlando, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka thënë se temë diskutimi ishte për situatën pas Gjykatës Speciale dhe për krizën institucionale e politike në Kosovë, po ashtu edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19.

Më tej ka shtuar se Italia që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë edhe më tej.

Postimi i plotë:

Bashkë me anëtaren e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu - Kodra, pritëm në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando, me të cilin biseduam, ndër të tjera, edhe për situatën pas Gjykatës Speciale dhe për krizën institucionale e politike në Kosovë.

Italia, që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejtë. Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigutë për të gjithë qytetarët.

Bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë edhe më tej, për ta jetësuar, tani, anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane.

Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat