Zemaj takohet me ambasadorin austriak, flasin për situatën epidemiologjike

Aktuale

Zemaj takohet me ambasadorin austriak, flasin për situatën epidemiologjike

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Gjatë këtij takimi ata kanë këmbyer informatat nga të dyja shtetet sa i përket situatës epidemiologjike, me theks të posaçëm përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë”.

“Mirëpresim bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë dhe të ambasadorit, z. Weidinger”

“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat