Jeta Xharra: Prekne hundën, këta janë 3 zyrtarë tanë publikë që sot morën një vendim të guximshëm

Aktuale

Jeta Xharra: Prekne hundën, këta janë 3 zyrtarë tanë publikë që sot morën një vendim të guximshëm

Nga: A.Zh Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:02
Jeta Xharra

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka shfuqizuar vendimin e ZRrE-së, nga i cili përfitonin bizneset e Blerim Devollit.

Gazetarja Jeta Xharra ka lavdëruar punën e tre anëtarëve të këtij Komisioni, duke thënë se ata kanë marrë sot një vendim të guximshëm, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se në këtë Komision ka fituar meritokracia dhe se “më të mirët, kanë marrë vendimin më të drejtë”.

“...feeling zemra mal...pasi nuk ekziston si opsion”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook, duke shprehur lumturinë për vendimin në fjalë.

Reagimi i saj i plotë:

Vini re vini re: Këta janë 3 zyrtarë tanë publik që sot e kanë marrë një vendim të guximshëm: Fortuna Haxhikadrija, Mehmet Krasniqi dhe Asdren T. Osaj që janë të gjithë anëtarë të Komisionit të Ndihmës Shtetërore që kanë pas kurriz me anulu një vendim të ZRrE-së për ndihmën shtetërore që shteti ja ka dhanë një investitori specifik, gjë të cilën ne e patëm eskpozu në këtë emision https://www.youtube.com/watch?v=5sbIrzp1MJ8&t=1s - shumë po du me ju tërheq vëmendjen gjithë juve, që me e pa na krejt bashkë, si mundet me ndodh në Kosovë shteti me vepru si duhet (në Kosovën të cilën jemi msu shteti me vepru mrapsht) dhe si ndodh kur asnjë pare e majme nuk mundet me t'i ble disa zyrtar shtetëror. Kjo përbën lajm!

Cili është recepti se si ndodh që zyrtarë që paguhen me pare tona përnime marrin vendime në interesa tona? Qe po ju kallxoj receptin: anëtarët e këtij Komisioni, pra bordi i këtij Komisioni, janë përzgjedh edhe nga Kuvendi edhe nga kompania angleze e rekrutimit dhe është ndër bordet e rralla që ka pas pajtueshmëri të plotë në mes të poenave që i kanë dhanë kompania angleze dhe kuvendarëve. Domethanë, ka funksionu meritokracia, janë zgjedh ma të mirët dhe në fund qe qata marrin qësi vendime të drejta, prekni hundën!

Çka të mbjellësh ki me korr (jo gjithmonë çka të mbjellsh korr por pa e mbjell qat farë, e ki të garantume që s'ki me korr kurrë!)

...feeling zemra mal...masi nuk ekziston si opsion!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat