Hoti e sheh si mangësi të diplomacisë së Kosovës letrën e Lajçakut

Aktuale

Hoti e sheh si mangësi të diplomacisë së Kosovës letrën e Lajçakut

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:15
Miroslav Lajçk

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dërgoi një letër në drejtim të Kosovës ku kritikoi vendimin për t’ia ndaluar hyrjen presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Profesori i shkencave politike, Afrim Hoti, po e sheh si ngecje të diplomacisë kosovare, për të cilën tha se është pozicionuar në defanzivë, në vend se të ndodhte e kundërta.

“Kjo është një situatë shumë e komplikuar. Ajo që shihet dhe që është fakt notor është se diplomacia serbe është në ofensivë të jashtëzakonshme kundrejt Kosovës dhe ky veprim i fundit shënon vetëm hapin e radhës që diplomacia serbe po e ndërmerr kundër Kosovës. E keqja e këtij procesi lidhet me faktin që ne tanimë jemi në pozicion defanziv. Pra, s’jemi ne ata që po provojmë të artikulojmë interesat tona për të përçuar edhe te BE-ja dhe te të tjerët, por po ngarendim në politikat që caktojnë të tjerët”.

“E mira do të ishte që shërbimi ynë i jashtëm, presidentja, kryeministri dhe ministrja e Jashtme të përcaktonin një agjendë që do të synonte avancimin e pozitës së Kosovës. Dhe ky avancim do të bëhej ku në vend të letrës së Lajçakut të vërshohej zyra e tij me kërkesa të panumërta, të cilat shënojnë mungesën e vullnetit nga Serbia për të realizuar marrëveshjet me Kosovën dhe jo të vendosej në pozitën që pret se çka vjen nga kjo zyrë”.

Hoti në Info Magazine ka thënë Lajçak edhe haptas ka treguar njëanshmëri, si në të kaluerën edhe në të tashmen.

Ndërkaq, për Serbinë tha se si shtet di të nënshkruajë marrëveshje që brenda natës vendos së si të mos i zbatojë ato.

“Shërbimi ynë i jashtëm është karakterizuar nga fenomene negative. Duhet të ndalet trendi i degradimit të shërbimit tonë të jashtëm që është stërngarkuar me elemente politike të nepotizmave. Është nevojë e vendit që të ndërpresë këtë praktikë, por megjithatë kjo s’mund të ndërpritet me veprime arrogante”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat