Ish deputeti i AAK-së i drejtohet ashpër Haradinajt për Vuҫiҫin

Aktuale

Ish deputeti i AAK-së i drejtohet ashpër Haradinajt për Vuҫiҫin

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:54
Meliza Haradinaj

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku në një postim të tij në Facebook duke iu drejtuar Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj, thotë se lejen për të hyrë në Kosovë, ja keni dhënë ju Presidentit serb, Aleksandër Vuҫiҫit.

Maloku i thotë Haradinajt se edhe ti ke qenë pjesë e delegacionit në marrëveshjen e Washingtonit.

Sipas tij, partia e AAK-së e ka mbështetur këtë marrëveshje.

Maloku në komentet më tutje ka shpjeguar për qytetarët se më parë, zyrtarët serbë është dashur të kërkojnë leje 48 më parë për vizitë në Kosovë./Bota sot

Postimi i plotë:

Meliza Haradinaj, Ministre e Nderuar! Lejen për të hyrë, kur të dojë dhe pa kufizime, Vuçiqit ia keni dhënë me Marrëveshjen e Washingtonit. Edhe ti ke qenë pjesë e delegacionit. Sa më kujtohet partia jote, AAK, e ka mbështetë Marrëveshjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat