Berat Buzhala zgjidh ‘enigmen’: Ja lidhshmëria e Albin Kurtit me Glauk Konjufcën

Aktuale

Berat Buzhala zgjidh ‘enigmen’: Ja lidhshmëria e Albin Kurtit me Glauk Konjufcën

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:38
Albin Kurti/ Glauk Konjufca

Shpjegimin e ҫuditshëm të Albin Kurtit për lidhjen familjare me Glauk Konjufcën, e ka shpjeguar gazetari Berat Buzhala.

Këtë shpjegim të Kurtit, Buzhala thotë se ai e bën më të komplikuar për t’I fascionuar militantët e tij.

Derisa Kurti kishte thënë se “Baba i nanes babes Glaukut, e ka djalë të axhes babën e babës burrit të ҫikës tezes teme”.

Buzhala thotë se kjo i bie që “Baba i nanes babes Glaukut është gjyshi i Glaukut kah dajtë. Pra gjyshi i Glaukut kah dajtë e ka djalë të axhës gjyshin e burrit të tezajkes Albinit”.

Postimi i plotë:

"Baba i nanes babes Glaukut, e ka djalë të axhes babën e babës burrit të ҫikes tezes teme", Albin Kurti, duke e tregu lidhshmërinë që e ka me Glaukun.

Kjo në fakt është shumë interasant. Flet shumë për Albinin dhe mënyrën qysh i komplikon senet e thjeshta, në mënyrë që me i fascinu militantat ?.

Baba i nanes babes Glaukut është gjyshi i Glaukut kah dajtë. Pra gjyshi i Glaukut kah dajtë e ka djalë të axhes gjyshin e burrit të tezajkes Albinit.

"Baba i babes Liridonit edhe baba i nanes cikes halles teme janë i njajti njeri". ?/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat