“Unë dy minuta nuk ia fali”, a po aludon Lutfi Haziri në shkarkimin e Meliza Haradinajt?

Aktuale

“Unë dy minuta nuk ia fali”, a po aludon Lutfi Haziri në shkarkimin e Meliza Haradinajt?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:44
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla do të duhej të shkarkohej nga pozita e saj, ndonëse nuk ka përmendur emra.

Haziri tha se “nuk do ia falte dy minuta” një ministri që e anashkalon kryeministrin.

Haziri tha se qeverisja e Hotit është kryesisht qeveri “e butë”, por sipas tij, ministrat nuk kanë të drejtë të dërgojnë letra në presidencë duke e anashkaluar kryeministrin.

“Nëse një ministër çon letra ne presidencë tu e anashkalu kryeministrin unë dy minuta s’ja fali.

Unë se permenda asnjë emër, ministri që e then rregullën e parë elementare të punës, e anashkalon kryeministrin, nuk ka vend me një kabinet, dy elefantë me një tendë nuk jetojnë”, tha Haziri në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat