VV-ja nesër nuk do ta lejojë Driton Selmanajn të hyjë në Parlament, cila do të jetë metoda?

Aktuale

VV-ja nesër nuk do ta lejojë Driton Selmanajn të hyjë në Parlament, cila do të jetë metoda?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:03
Driton Selmanaj

Se me çfarë “metode të saktë” do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj që të marrë pjesë në seancë plenare në Vetëvendosje nuk tregojnë.

Por, nga e premtja, partia më e madhe opozitare po paralajmëron bllokim të mbajtjes së secilës seancë plenare parlamentare ku do jetë prezent numri dy i Qeverisë.

Deputeti nga Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se të premten paraprakisht do të mblidhet grupi parlamentar, i cili do të vendosë edhe për metodat e pengimit të Selmanajt.

Deri te kjo situatë erdhi pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se Driton Selmanaj në komisionin përkatës parlamentar tha se tema e të pagjeturve është e ezauruar, kurse në një intervistë deklaroi se “jemi lodhur me këtë temë”.

Vetë zëvendëskryeministri ka shkruar se deklaratat e tij janë keqinterpretuar e manipuluar për, siç i quan, Selmanaj poena të ulët politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat