U shkarkua nga Vjosa Osmani, reagon Blendi Kilaj

Aktuale

U shkarkua nga Vjosa Osmani, reagon Blendi Kilaj

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:12
Blendi Kilaj

Ish-konsulli i Kosovë në Lublanë Blendi Kilaj, i shkarkuar nga u.d presidentja Vjosa Osmani, thotë se “shkarkimi” i tij u bë me motive politike.

Kilaj në “Debat Plus” thotë së në këtë pozitë është propozuar në vitin 2019 nga Behgjet Pacolli e që më pas është dekretuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar notë verbale por nga shteti pritës nuk kemi marrë ndonjëherë përgjigje. Kjo do të thotë se unë nuk kam punuar asnjë ditë në atë pozitë. Pra unë nuk kam qenë në listë të pagave dhe thjesht nuk kam qenë në punë”, tha ai.

Kilaj thotë se është paradoksal dekreti i U.D. Presidentes kur ai nuk ka qenë në punë në atë pozitë.

“Vjosa Osmani nuk ka pasur të drejtë me këtë dekret pasi unë nuk kam qenë në punë…Mendoj se vendimi i saj thjesht ka qenë çështje politike”.

Blendi Kilaj është djali i ish-kryetarit të Malishevës dhe ish zëvendësministrit Isni Kilaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Konsujt e shkarkuar ishin: Flakron Shala, konsull në Pragë, Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat