Haziri befason me fjalët për djalin e Shalës që e shkarkoi Osmani

Aktuale

Haziri befason me fjalët për djalin e Shalës që e shkarkoi Osmani

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:30
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se emërimi i djalit të deputetit Haxhi Shala si konsull në Pragë nuk ishte këmbim për votën e këtij të fundit për formimin e Qeverisë Hoti.

Sipas Hazirit, Flakroni e kishte merituar një pozitë të tillë pasi ishte shkolluar në Pragë dhe ishte i lidhur me vendin atje.

“Unë nuk e lexoj ashtu, djali i deputetit i kishte kryer shkollën në Pragë edhe ishte i lidhur me vendin. Tash ka qëllu baba me ta lehtësu pak, është privilegj nuk është përparësi.

Tash e kan banalizu mënyrën se si është bë. Mënyra është e keqe, forma është e keqe, tash lidhet me votën për Qeverinë”, ka deklaruar Haziri në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat