Kamberi komenton deklaratën e Daçiqit që ia dha në Kuvend: Kam pritur reagim më të ashpër

Aktuale

Kamberi komenton deklaratën e Daçiqit që ia dha në Kuvend: Kam pritur reagim më të ashpër

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 23:25
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka cekur nenin ku përcakton mbrojtjen e të drejtave të pakicave që nuk lejon përdorimet e simboleve të shteteve të tjera.

Ivica Daçiq, kryeparalamentar i Kuvendit të Serbisë, pasi Kamberi shfaqi flamurin kuq e zi në prezencën e deputetëve, tha se “ndjehet i kënaqur që është flamuri kuq e zi e jo ai i Kosovës.

Sidoqoftë, një deklaratë të tillë Kamberi e ka cilësuar si një dredhi tjetër të Serbisë. Ai këto komente i bëri në edicionin special të lajmeve në televizionin Klan Kosova.

“Neni i përcaktuar për mbrojtjen e të drejtës së pakicave nuk lejon përdorime të simboleve të shteteve të tjera. Kjo është një dredhi e Serbisë. Pra, nuk ishte qëllimi që të bëjë një provokim, apo të shtrojë një temë të cilën nuk mund ta mbrojë. Kërkesa e popullësisë qytetare është për përdorim të lirë dhe zyrtar për përdorim të lirë dhe zyrtar”, ka thënë Kamberi.

Tutje, ai ka thënë edhe se ka pritur një reagim më të ashpër se aq nga Daçiçq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat