AAK-ja e ka përjashtuar Donika Kadaj-Bujupin

Aktuale

AAK-ja e ka përjashtuar Donika Kadaj-Bujupin

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 23:58
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, në Interaktiv ka thënë se nga 3 qershori, kur ishte votuar Qeveria Hoti, është përjashtuar nga pjesëmarrja në diskutimet në parti.

Ajo ka thënë se nuk e di nëse krerët e partive kanë kërkuar shkarkimin e Driton Selmanajt.

“E di që deputetë të caktuar e kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë qëndrim, e di që kanë qenë të gjithë unik dhe unanimisht në përkrahje të deputetes Bogujevci dhe sigurisht në përkrahje të familjarëve të cilët janë lënduar në atë debat. Mirëpo a është kërkuar zyrtarisht nga krerët e subjektit shkarkimi i tij, reciprokisht a ka pas biseda ndërmjet krerëve të LDK-së dhe Aleancës, nuk e di”, ka thënë Kadaj-Bujupi. “Unë prej datës 3 qershor, kur është votuar Qeveri, nuk kam qenë e ftuar në takimet brenda subjektit politik, brenda Aleancës, pra në njëfarë forme jam përjashtuar nga vendimmarrja dhe diskutimet në të gjitha instancat prandaj kam mungesë të informatave se çfarë ndodhë brenda dhe jam e kufizuar që të jap informata nga brenda sepse nuk i di”, tha ajo.

E pse ka ndodhë kjo ajo ka thënë se ka qenë një hatër mbetje për mosvotimin e Qeverisë Hoti, ose abstenimi në raport me kryeministrin Hoti.

“Moralisht mendoj se Selmanaj është dashur të shkarkohet menjëherë, atë ditë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat