Iu publikua emri, burri i Vjosa Osmanit tregon të vërtetën e punësimit në MPJ

Aktuale

Iu publikua emri, burri i Vjosa Osmanit tregon të vërtetën e punësimit në MPJ

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:20
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Burri i Vjosa Osmanit thotë se është punësuar në Ministri të Jashtme katër vjet para se të martohej me u.d e Presidentit.

Prindon Sadriu, burri i ushtrueses së detyres së Presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi emri i tij është vendosur në krye të një liste që e ka publikuar RTV Dukagjini.

Në këtë listë, sipas mediumit, gjendeshin të gjitha ata që kanë marrë pozita në misione diplomatike dhe konsullore përmes lidhjeve politike.

Sadriu thotë se në Ministrinë e Punëve të Jashtme është punësuar para se të ishte në lidhje apo i martuar me Vjosa Osmanin.

Shkrimi i plotë i tij:

Reagim ndaj lajmit tendenzion të RTV Dukagjini

Me keqardhje jam informuar lidhur më një listë të cilën e paska publikuar RTV Dukagjini, respektivisht gazetari Ermal Panduri. Më vie keq që ky gazetar ka publikuar emrin tim në atë listë pa më kontaktuar fare dhe sqaruar rastin. Kjo tregon për tendencën e tij dhe të tjerëve të cilët kanë sponsorizuar atë listë. Sa për sqarim dhe risqarim të të gjithë atyre të cilët mund të bien pre e një tendencë të tillë gazetareske, unë nuk kam qenë i martuar e as në lidhje me Vjosën në korrik të vitit 2008 kur edhe jam punësuar në MPJ. Kurorëzimim me Vjosa Osmanin e kemi bërë në vitin 2012 dhe ajo ngjarje ka qenë publike. Pra plot katër (4) vite pas punësimit tim në MPJ.

Më e pakta që pres nga ky televizion është një kërkimfalje publike për tendencën e tyre të qëllimshme për të njollosur Presidenten, u.d. dhe mua personalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat