Qerkini: Simmons i gatshëm të dëshmojë në Kuvend për shkeljet e EULEX-it

Aktuale

Qerkini: Simmons i gatshëm të dëshmojë në Kuvend për shkeljet e EULEX-it

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:54
Artan Qerkini

Avokati Artan Qerkini ka folur rreth pretendimeve të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, ku akuzon disa prej ish-gjyqtarëve të EULEX-it për shkelje.

I ftuar në Edicionin Special, Qerkini ka thënë se Simmons është i gatshëm që të dëshmojë në Parlamentin e Kosovës për këtë gjë.

“Simmons i ka iniciuar këto shkelje edhe në kohën sa ka qenë këtu, por kërkesat e tij kanë hasur në vesh të shurdhër”.

“Ai nuk ka qenë i kënaqur me përbërjen e atij komisioni sepse ka konsideruar se në të ka pasur persona për të cilët ky ka gjetur parregullsi. Pastaj ai ka kërkuar nga unë që ta parashtroj një kërkesë për hetim parlamentar”.

“Simmons i ka disa pretendime që lidhen me gjykimet që janë zhvilluar nga gjyqtarët e EULEX-it. Ai është burim mjaft i besueshëm për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur brenda EULEX-it”.

Qerkini ka shtuar se disa nga pretendimet e Simmons janë vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese në aspektin e formimit të trupave gjykues.

“Pretendimi ka qenë se trupi gjykues nuk është themeluar në harmoni me rregulloren e EULEX-it”.

Sipas tij, trupi gjykues është dashur të formohet nga dy gjyqtarë të huajë dhe një vendor.

“Ai ka treguar gatishmëri që të dëshmojë në Parlamentin e Kosovës për shkeljet që janë bërë gjatë gjykimeve të disa rasteve të profilit të lartë nga ana EULEX-it”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat