Ekskluzive: Këto janë metodat e VV-së për ta penguar Driton Selmanajn në Kuvend

Aktuale

Ekskluzive: Këto janë metodat e VV-së për ta penguar Driton Selmanajn në Kuvend

Nga: D.RR Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:45
Driton Selmanaj

Gjatë ditëve të fundit, pati reagime të mëdha për deklaratën e Driton Selmanajt për të pagjeturit, veçanarisht për deputeten e VV-së, Saranda Bogujevcin, shkruan Bota sot.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se është i lodhur nga tema e të pagjeturve, e kjo deklaratë e tij “ndezi” VV-në, deri ne atë masë sa që kanë paralajmëruar se nuk do ta lënë Selmanajn ta marrë fjalën në Kuvend.

Ndonëse nuk i kanë bërë publike metodat, Bota sot merr vesh nga burime brenda VV-së se disa nga medotat për ta penguar Selmanajn për ta marrë fjalën në Kuvend, janë disa nga veprimet e kahmotshme të VV-së.

“Driton Selmanajn do ta pengojmë me format në mënyrë demokratike. Nuk përjashtohet gazi lotsjellës e as bllokimi i foltores. Kemi diskutuar që edhe karrigen e Selmanajt ta bllokojmë. Ai nuk mund të flasë më në Kuvend për shkak se deklarata e tij është në të njëtën vij me Jabllanoviqin e Vuçiqin. Nëse është nevoja, do bëjmë zhurmë shumë të madhe sa që ai të mos dëgjohet në Kuvend. Më mirë për të është që të mos vij në Kuvend”, ka thënë një burim i VV-së.

Bota sot merr vesh se këto forma janë marrë në një mbledhje të grupit parlamentar të VV-së ditën e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat