Kërkohet që Kosova ta sjell Thaçin nga Gjykata Speciale dhe ta gjykoj për tradhti ndaj atdheut!

Aktuale

Kërkohet që Kosova ta sjell Thaçin nga Gjykata Speciale dhe ta gjykoj për tradhti ndaj atdheut!

Nga: N.Sh. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:52
Hashim Thaçi

Tashmë edhe nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është bërë publike se muaj më parë, në tryezën e dialogut ishte ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë çështje në Kosovë ka vite që është debatuar, e që është thënë se kjo ide për ndarjen e Kosovës, po vjen nga presidenti që ishtë në atë kohë, Hashim Thaçi.

Madje Ramush Haradinaj në kohën kur ishte kryeministër, edhe pat dhënë dorëheqje pikërisht pas këmbngulësisë së tij që mos të ndahet territorit i Kosovës.

E edhe Haradinaj ashtu si shumica e deputetëve dhe partive politike në Kosovë, ishin kundër kësaj ndarjes, apo shkëmbimit të territoreve sikurse thoshte ish-presidenti Thaçi, i cili tashmë gjendet në Gjykatën Speciale duke u akuzuar për krime të rënda gjatë kohës së luftës.

Në lidhje me këtë çështje, edhe David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në Neë York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një prononsim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, shkëmbimi territorial ishe ide e keqe.

“Shkëmbimi territorial ishte një ide e keqe disa muaj më parë. Është një ide edhe më e keqe tani, veçanërisht në dritën e situatës së brendshme politike”, është shprehur eksperti amerikan.

E këtë shkrim e ka shpërnda në rrjetin social Facebook, ish-komandanti i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari i cili ka cite të tëra që flet kundër Hashim Thaçit dhe e akuzon për krime të ndryshme si në kohë të luftës ashtu edhe pas saj, kërkon që ish-presidenti të lirohet nga Specialja.

Por, sipas tij, ky lirim nuk do të thotë se është i pafajshëm, andaj kërkon që të gjykohet në Kosovës për tradhti ndaj Kosovës.

“Hashim Thaçin, shteti i Kosovës duhet me bë çdo gjë të mundur për me lirua nga Gjykata Speciale dhe me sjell në Kosovë, për ta gjykuar për tradhti ndaj vendit tonë, bashk me disa bishta, servila të tij, që edhe sot i shkojnë pas si viçi pas lopës”, shkruan Miftari në Facebook, përcjellë gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat