Balaj-Halimaj: Qeveria së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Preshevës

Aktuale

Balaj-Halimaj: Qeveria së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Preshevës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka takuar kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, te të cilin ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë biseduam për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë.

Balaj-Halimaj ka shkruar në Facebook se në emër të Qeverisë së Kosovës, Kamberin e ka siguruar që institucionet e Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë afër në mbështetje të qytetarëve të Preshevës në kërkesat e tyre për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë.

Postimi i plotë:

Në funksion të kësaj Qeveria e Kosovës së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës. Deputetin Kamberi poashtu e përgëzova për guximin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Serbisë në funksion të sensibilizimit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat