​Zemaj në terren për parandalimin e grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”

Aktuale

​Zemaj në terren për parandalimin e grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, kanë vizituar sot një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”.

Sipas Zemajt, shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës sonë është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje.

“Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve.

Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat