Jusuf Buxhovi tregon formulën: Kështu mund të bashkohen Kosova dhe Shqipëria

Aktuale

Jusuf Buxhovi tregon formulën: Kështu mund të bashkohen Kosova dhe Shqipëria

Nga: P.R Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:12
Jusuf Buxhovi

Teksa ka kujtuar nëntorët e lavdishëm të historisë shqiptare, historiani Jusuf Buxhovi ka treguar formulën, që sipas tij, mund të çojë në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“TRE NËNTORËT SHQIPTARE : 1443, 1912 dhe 2008. Historia njeh vetëm realitetet, që i vendos logjika e saj, që rëndom përcaktohen nga fitimtarët dhe interesat e tyre”.

“Të tilla sot janë dy shtete shqiptare në Evropë: Shqipëria dhe Kosova”, shkruan Buxhovi.

"Rrënja e tyre e përbashkët etnike shpirtërore dhe kulturore nga antikiteti,mesjeta e deri te koha jonë,nuk përjashton mundësinë që ato të bashkohen në kuadër të një unioni shtetëror në përputhje me vullnetin demokratik dhe assesi me formulat romantike dhe ideologjike të shekullit të kaluar, që mohojnë apo përjashtojnë këto realitete politike...”, ka përfunduar Buxhovi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat