Haradinaj-Stublla: Ushtria garanca më e fortë e shtetit tonë

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Ushtria garanca më e fortë e shtetit tonë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:48
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka marr pjesë sot në ceremoninë e organizuar në kazermën “Adem Jashari” nga Ministria e Mbrojtjes, me rastin e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Ushtria e Kosovës është garanca më e fortë e shtetit tonë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

 “Krenaria e përbashkët, e mishëruar në një forcë moderne, paqësore, e përgatitur dhe serioze, e rritur bashkë me Amerikën dhe aleatët kryesor Trans-Atlantikë është eksportues sigurie dhe partner i besueshëm i NATO-s në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon”, ka thënë ajo.

Në njoftim thuhet po ashtu se me rastin e 28 Nëntorit që shënon ditën e Flamurit Kuq e Zi, përvjetorin e shfaqjes së parë publike të UÇK-së, si dhe ditën e lindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, Ministrja Haradinaj-Stublla bëri homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, tek varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe tek shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat