Ky është polici të cilin VV e akuzon se e provokoi incidentin me aktivistat e LDK

Aktuale

Ky është polici të cilin VV e akuzon se e provokoi incidentin me aktivistat e LDK

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot ka ndodhur një përleshje fizike mes aktivistëve të VV-së dhe LDK-së gjatë fushatës në Podujevë, ndërsa këta të parët thonë se u provokuan disa herë e më pas edhe u sulmuan nga “banditët e Agim Veliut”.

Kandidati për kryetar i VV-së në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi tha se ky incident është provokuar nga një zyrtar policor me emrin Butrint Krasniqi.

Madje ai thotë se ky zyrtar policor ka marrë pushim nga puna për të qenë pjesë e fushatës së LDK-së.

Ndërsa tani Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë ka ndarë pamje nga ky sulm të cilin e cilësojnë si “sulm i bandave të Agim Veliut”.

Në këto pamje shihet edhe zyrtari policor Butrint Krasniqi, të cilin nga VV e akuzojnë se e provokoi incidentin.

Lidhur me këtë përleshje, Sinjali ka kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të cilin kandidati i LVV-së Shpejtim Bulliqi, në një deklaratë tha se pati provokime edhe nga Veliu.

Por ky i fundit nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e Bulliqit, madje thotë se është nivel i ulët t’i komentojë “budallallëqet e Shpejtim Bulliqit”.

“Unë me komentu budallaqe të Shpejtim Bulliqit a? Është tepër nivel i ulët. Unë kam qenë në aktivitet, nuk e di a ka pasur përleshje”, tha Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat