Isa Mustafa “godet” fuqishëm Vetëvendosjen dhe Shpejtim Bulliqin: Këta ta shkatërrojnë shtetin…

Aktuale

Isa Mustafa “godet” fuqishëm Vetëvendosjen dhe Shpejtim Bulliqin: Këta ta shkatërrojnë shtetin…

Nga: N. H Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:03
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë kritika të forta për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kandidatin e tyre për kryetar të Podujevës.

Mustafa në këtë postim, ka treguar se sot ka takuar kandidatin për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin, dhe qytetarë e veprimtarë nga ky vend.

Lideri i LDK-së potencon se Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në, kurse, sipas tij, LDK-ja u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Ai është i mendimit se sjellja që po demonstron VV-ja dhe kandidati Shpejtim Bulliqi, janë degraduese dhe kthejnë mbrapa vendin.

“Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na kthejnë mbrapa. Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.

Ja shkrimi i tij:

Të nderuar miq,

Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.
Podujeva ka treguar gjithherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na kthejnë mbrapa.

Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.

Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!

Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat