Vjen reagimi i parë ndaj Qeverisë Hoti, pas vendimit që dita e hënë të jetë ditë e rregullt e punës

Aktuale

Vjen reagimi i parë ndaj Qeverisë Hoti, pas vendimit që dita e hënë të jetë ditë e rregullt e punës

Nga: A.Morina Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:56
Avdullah Hoti

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti, që dita e hënë të jetë ditë e rregullt e punës dhe jo pushim.

Hoti përme një postimi në facebook tregoi se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt.

Murati këtë e cilësoi si luftë ndaj flamurit, luftë ndaj Shqipërisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

"Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale të çdo gjëje që është shqiptare. Kjo luftë është luftë ndaj vetes", deklaroi Murati, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Kosovacentrizmi i LDK-së kundër 28 Nëntorit!

Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale të çdo gjëje që është shqiptare. Luftohet flamuri, luftohet Shqipëria, luftohet identiteti kombëtar shqiptar. Kjo luftë është luftë ndaj vetes. Andaj edhe dëmi më i madh i bëhet vetes. Në këtë rast i bëhet edhe LDK-së, por edhe Kosovës dhe krejt interesit shqiptar në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat