​VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

Aktuale

​VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:06
Foto Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, para zyreve të LVV-së në Besianë, aktivistët e tyre u provokuan disa herë për t’u sulmuar më pas siç thonë nga banditët e Agim Veliut të cilët të gjendur para humbjes në zgjedhje hedhin shkelmat e fundit.

Sipas një reagimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyreve të Lëvizjes sonë i provokuan vazhdimisht aktivistët e LVV-së, derisa, persona të këtyre bandave filluan sulmin ndaj kamermanit të tyre.

“Ndër ta qytetarët e pranishëm e kanë identifikuar edhe një person, i cili është polici me emrin Butrint Krasniqi. Ky polic civil, me maskë të LDK-së, ndërkohë është djali i arkatarit të Komunës së Besianës, nipi i ish-komandantit të Njësitit Special për Regjionin e Prishtinës, Amir Gërgurit e shok i afërt i djalit të Agim Veliut. Është e çuditshme si në kohën kur militantët e LDK-së parakalonin duke provokuar para zyreve tona, policia nuk gjendej aty, anipse nga shtabi ynë zgjedhor kishim kërkuar takim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon këto provokime e sulme të cilat kanë për qëllim prishjen e procesit zgjedhor. Bandat e Agim Veliut, të gjendura para humbjes i duan me çdo kusht provokimet e tilla me qëllim të frikësimit të qytetarëve. Por, kjo nuk do të ndodhë. Podujeva është përcaktuar për ndryshim. Bandat që kanë udhëhequr komunën tash e 20 vjet nuk do të mund ta ndalin fitoren e qytetarëve”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat