Xhavit Haliti flet për hasmërinë e familjes së tij, si e falën gjakun e vëllaut

Aktuale

Xhavit Haliti flet për hasmërinë e familjes së tij, si e falën gjakun e vëllaut

Nga: H.O. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:33
Fotoja e publikuar nga Xhavit Haliti

Ish nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në një postim të tij në Facebook ka kujtuar kohën e pajtimit të Gjaqeve.

Ai në këtë rast ka përmendur rastin e faljes së gjakut të vëllaut të tij, Agimit.

Në këtë rast, Haliti shkruan se i dhanë ‘krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare’.

Në një foto të publikuar nga Pajtimi i Gjaqeve, ai ka etiketuar edhe babin e tij si pjesëmarrës në këtë rast.

Postimi i plotë:

2020-ta është viti jubilar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.

Ndjehem krenar që me faljen e gjakut të vëllait, Agimit, i dhamë krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare.

Në foto, pas plisbardhëve, babai im, Mehmeti, me kasketë, në ditën e pajtimit.

Duke qenë se ky vit është edhe vit i 100-vjetorit të lindjes së Anton Çettës, këta rreshta kanë edhe qëllimin e homazhit ndaj jetës dhe veprës së Tij, në shërbim të kulturës shqiptare, pajtimit dhe bashkimit të popullit tonë. XHH/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat