Thirrja e Dushit për LDK-në: Ta ruaj qetësinë përballë provokimeve të bolshevikëve

Aktuale

Thirrja e Dushit për LDK-në: Ta ruaj qetësinë përballë provokimeve të bolshevikëve

Nga: N. H Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:18
Florian Dushi

Florian Dushi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demoraktike të Kosovës, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Podujevë.

Ai ka bërë thirrje se LDK-ja duhet ruaj qetësinë përballë provokimeve.

Madje, Dushi, që njëherit është zëvendësministër në Ministrinë e Drejtesisë, ka thënë se rikthimi i dhunës politike, si mjet për marrjen e pushtetit, dëshmon më së miri se pse Podujeva dhe qytetarët e saj nuk duhet, në asnjë mënyrë, t’i ndahen lirisë dhe demokracisë.

Ja shkrimi i tij:

Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta ruaj qetësinë përballë provokimeve të bolshevikëve, sikur sot në Podujevë, të cilët kudo në botë, kanë ardhur, por edhe shkojnë, përmes dhunës nga pushteti.

Rikthimi i dhunës politike, si mjet për marrjen e pushtetit, dëshmon më së miri se pse Podujeva dhe qytetarët e saj nuk duhet, në asnjë mënyrë, t'i ndahen lirisë dhe demokracisë, këtyre dy vlerave themelore e universale, përfaqësuese dhe mbrojtëse e të cilave historikisht është Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK ✌

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat