Abrashi tenton të sqarohet pse ishte sot në fushatë, 9 ditë pasi doli pozitiv me Covid

Aktuale

Abrashi tenton të sqarohet pse ishte sot në fushatë, 9 ditë pasi doli pozitiv me Covid

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:59
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka tentuar të sqarohet pse doli sot në fushatë në Podujevë, vetëm 9 ditë pasi doli pozitiv me Covid.

Abrashi është pyetur pse doli jashtë derisa me datën 18 doli pozitiv me Covid. Ai në një koment ka sqaruar se në izolim është futur me datën nëntë të këtij muaji.

Ndërsa sot, sipas tij, pas 17 ditës në izolim ka dalë në punë.

Image

Sipas rregullave të OBSH’së, çdo person i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë i izoluar për 2 javë apo 14 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat