“Haradinaj kyç për zgjedhjen e Presidentit, në pazare me PDK-LDK për të mos shkuar në zgjedhje”

Aktuale

“Haradinaj kyç për zgjedhjen e Presidentit, në pazare me PDK-LDK për të mos shkuar në zgjedhje”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:41
Ramush Haradinaj

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës duket se është çelësi kryesor nëse Kosova do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme.

Kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, thotë se kyç në këtë proces është Ramush Hradinaj dhe partia e tij ndaj dhe PDK dhe LDK po ushtrojnë presion ndaj tij.

Por ky i fundit, thotë Abazi për Rtv Ora, ka hapur pazarin duke kërkuar të zgjidhet  President ose të forcojë pozicionin e tij në qeveri.

Abazi: Aty është çelësi, duhen 81 persona prezent në sallë, kyç është Ramush Haradinaj, partia e tij. PDK dhe LDK janë duke ushtruar të gjithë presionin ndaj tij që Kosova të mos shkojë në zgjedhje. Ai kërkon të bëhet president ose ndonjë porcion më të madh në qeveri, ata kanë hyrë në pazare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat