​Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Aktuale

​Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 00:10
Arban Abrashi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka kryer vepër penale.

Sipas saj, Abrashi ka shkelur nenin 249 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Nr. 06/L-074).

“Ministri më 18 nëntor ka deklaruar se është testuar pozitiv me Covid19 ndërsa me datë 27 paska dal në fushatë.

Kinse qenka arsyetuar se me datë 9 nëntor ka dal pozitiv por me datë 10 nëntor ka vizituar aeroportin e Prishtinës për të parë nga afër zbatimin e masave anti-Covid19 .

Ministri Abrashi të dënohet për përhapje të virusit në përputhje me ligjin dhe të shkarkohet nga pozita e ministrit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat