Bogujevci: Më e pakta që ka mundur të bëjë Selmanaj ka qenë t’u kërkojë falje familjarëve

Aktuale

Bogujevci: Më e pakta që ka mundur të bëjë Selmanaj ka qenë t’u kërkojë falje familjarëve

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 00:31
Saranda Bogujevci

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka kritikuar edhe njëherë deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj lidhur me çështjen e të pagjeturve.

“Kur e kemi marrë e-mailin nga Driton Selmanaj ka qenë problematik brenda komisionit. Sado që ai do ta arsyetojë këtë aspekt, nuk mund t’ia ndërroj fjalët. Më e pakta ka qenë të kërkojë falje për familjarët. As mua as dikujt tjetër, por familjarëve. Edhe po të flasim në Parlamenti ne Kosovës çdo ditë, kurrë nuk është e ezauruar e e konsumuar kjo çështje”, tha Bogujevci.

Ajo tutje ka thënë se herën e parë, Selmanaj nuk kishte kthyer përgjigje për çështjen e të pagjeturve.

“Kemi dërguar si Vetëvendosje, më 8 shtator, një kërkesë për raportim të Selmanajt. Në takimin e parë në komision, është dërguar ftesa që ai të vije të raportojë. Nuk ka kthyer përgjigje. Kur ka shkuar kërkesa e dytë ka kthyer këtë përgjigjen që ka qenë skandaloze”, tha ai.

Boguejvci, gjithashtu ka thënë se “Selmanaj do të duhej të largohej vet nga posti që ka”, kur është pyetur rreth dorëheqjes së tij që ia kanë bërë edhe familjarët e të pagjeturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat