Bajqinovci: Bandat që kanë udhëhequr Podujevën tash e 20 vjet, s’do të mund ta ndalin fitoren e qytetarëve

Aktuale

Bajqinovci: Bandat që kanë udhëhequr Podujevën tash e 20 vjet, s’do të mund ta ndalin fitoren e qytetarëve

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 00:42
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ministri Agim Veliu dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, kanë provokuar aktivistët e VV-së para zyrave të degës dhe se më pas sulmuan edhe kameramanin e tyre.

Bajqinovci ka thënë që sipas tij, këto sulme kanë për qëllim prishjen e procesit zgjedhor.

“Sot, rreth orës 14:00, para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistët tanë u provokuan disa herë për t’u sulmuar më pas nga banditët e Agim Veliut të cilët të gjendur para humbjes në zgjedhje hedhin shkelmat e fundit”.

“Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyrave të Lëvizjes sonë i provokuan vazhdimisht aktivistët tanë derisa, persona të këtyre bandave filluan sulmin ndaj kameramanit të organizatës sonë. Ndër ta qytetarët e pranishëm e kanë identifikuar edhe një person, i cili është polici civil, me maskë të LDK-së, ndërkohë është edhe djali i arkatarit të Komunës së Podujevës”.

Ai ka thënë që tashmë edhe policia po involvohet në çështjet elektorale në Kosovë.

“Është e çuditshme se në kohën kur militantët e LDK-së parakalonin duke provokuar para zyrave tona, policia nuk gjendej aty, ani pse nga shtabi ynë zgjedhor kishim kërkuar takim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

Bajqinovci ka thënë se i dënon këto provokime e sulme dhe sipas tij, Podujeva tashmë është përcaktuar për ndryshim.

“LDK bashkë me Agim Veliut, të gjendura para humbjes i duan me çdo kusht provokimet e tilla me qëllim të frikësimit të qytetarëve. Por, kjo nuk do të ndodhë. Podujeva është përcaktuar për ndryshim. Bandat që kanë udhëhequr komunën tash e 20 vjet nuk do të mund ta ndalin fitoren e qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat