Urimi i rektorit Sahiti me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Aktuale

Urimi i rektorit Sahiti me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:02
Naser Sahiti

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, me rastin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, ka uruar të gjithë shqiptarët, në veçanti studentët dhe stafin e UP-së.

Urimi i rektorit Sahiti:

Te dashur studentë,
I nderuar staf i UP-së,

Kam kënaqësinë që në këtë datë të rëndësishme, në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, t’ua uroj 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve. Urimet e mia i përcjell në veçanti te ju studentë të dashur dhe punonjës të UP-së, me lutjen që urimi im t’ju gjejë me shëndet të plotë dhe të gatshëm për tejkalim të sfidave, me të cilat po përballet vendi ynë dhe bota tash e një kohë.

28 Nëntori është një ndër datat më të rëndësishme në historinë e kombit tonë. Që nga 1912-ta, nëntori për ne simbolizon muajin e qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Ngjarjet që kanë shënuar historinë tonë gjatë nëntorit ndër vite mbeten ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.

Sot, kur po ecim drejt avancimit të shtetit dhe kombit tonë, uroj që sfidat të pakësohen dhe sukseset e përparimet të jenë edhe më të theksuara në të ardhmen! Me lutjen që muajt që e pasojnë këtë nëntor të na gjejnë në rrethana më të mira, sidomos në aspektin shëndetësor, ju ftoj që ta nderojmë 28 Nëntorin si festë unike të kombit shqiptar.

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti – rektor 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat