Mustafa: Serbia është fashiste

Aktuale

Mustafa: Serbia është fashiste

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:46
Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa është përgjigjur në shumë tema të rëndësishme që i preokupojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ai ka folur për veprimin e deputetit shqiptar Shaip Kamberi i cili e vendosi flamurin kombëtar midis parlamentit të Serbisë.

Tutje, ka treguar nëse e tërë Lugina do të veprojë kështu me datën 28 nëntor, ditën e Flamurit. Mes tjerash Mustafa ka rrëfyer për diskriminimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje.

Komente ka pasur edhe për veprimin e Ministres së Pushtetit Lokal në Serbi e cila refuzoi vendimin që Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit.

"Unë dua të përgëzoj për veprimin e guximshëm deputetin Shaip Kamberi sepse në këtë mënyrë po provon të sensibilizojë opinionin jo vetëm në Beograd, por edhe atë ndërkombëtar me mungesën dhe shkeljen sistematike të drejtave tona kombëtare.

Në këtë gjendje të vështirë të Luginës së Preshevës, edhe për shkak të padive që ka ngritur prokuroria ndaj meje e të tjerëve, ne do të vazhdojmë me traditën për të shënuar këte ditë të rëndësishme të identitit tonë kombëtar, e aq më tepër që 28 nëntorin e kemi shpall ditë feste për shqiptarët në Serbi. Nuk ka dilemë. Nuk ka forcë qe e ndalon ruajtjen, kultivimin e aq më tepër provimin e identitetit tonë kombëtar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat