Kryetari i Kamenicës pengohet në punë, i raporton dy asamblistë në Polici

Aktuale

Kryetari i Kamenicës pengohet në punë, i raporton dy asamblistë në Polici

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:30
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka raportuar dy asamblistë komunalë pasi kanë penguar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal.

Kastrati rastin e ka raportuar dje rreth orës 14:15, ndërsa është kontaktuar edhe Prokurori dhe me vendim të tij, pas intervistimit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar (kryetar i Komunës së Kamenicës) ka raportuar se dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë (asamblistë komunal), kanë penguar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal.

Është kontaktuar prokurori dhe me vendim të tij, pas intervistimit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat