Skenarët e Thaçit dhe Veselit, ish-komandanti i FARK-ut që “dridhi” ish-komandantët e Rognerit: Dua t’ju shoh prapa grilave!

Aktuale

Skenarët e Thaçit dhe Veselit, ish-komandanti i FARK-ut që “dridhi” ish-komandantët e Rognerit: Dua t’ju shoh prapa grilave!

Nga: N. H Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:29
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Anton Quni, në një seancë kur po përgatitej skenari për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, si deputet i Kuvendit atë botë kishte “bombarduar” me një deklaratë skenën politike.

Ish-deputeti Quni, tani ministër në Qeverinë Hoti, kishte thënë se e kishte menduar edhe tërheqjen nga jeta politike, pas asaj legjislature, mirëpo kishte një arsyeje të fortë që e kishte bërë për të vazhduar edhe më tutje karrierën politike.

“Kur e shoh tërë këtë hipokrizi, tërë këta skenar, dhe shumicën prej tyre i njoh shumë mirë edhe nga lufta, edhe nga vija e frontit, e nga shumë situata, ata kanë dështuar keq. Para publikut paraqiten heronj, por janë frikacak”, thoshte Quni.

“I njoh këta njerëz. Nuk bën që me këta të marrësh rrugë. Këta të lënë në rrugë”, vazhdonte ai.

“Z. Veseli dhe z. Thaçi, ju jeni arsyeja pse unë do të vazhdoj të jem në këtë Kuvend. Sot, do të ndjeheni fitues, po ju them se do të shihemi në finale”.

“Po ju them se do të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve, ty Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi prapa grilave”, kishte deklarur ai.

“Ky është mocion i juaji, jo vetëm i opozitës. Kur ne këtu ishim të rrezikuar nga gazi e goditjet e të sharat ju fare nuk u kujdeset për sigurinë e deputetëve por ju vetëm vetës ia siguruat maskën që me ju mbrojt nga gazi lotsjellës e s’ju interesoi siguria e deputetëve”, kishte shtuar Quni.

Se qëndron prapa këtyre deklaratave, ai e kishte thënë edhe në një intervistë që e kishte realizuar në një emision televiziv.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, tashmë qëndrojnë prapa grilave. Këta të fundit, javë më parë janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte ngritur akuza ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, aktakuza këto të konfirmua nga një gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovë,si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara; shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat