Armend Zemaj uron 28 Nëntorin duke e kujtuar axhën e tij Tahir Zemaj

Aktuale

Armend Zemaj uron 28 Nëntorin duke e kujtuar axhën e tij Tahir Zemaj

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:57
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ia ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Zemaj, në Ditën e Flamurit, ka bërë homazhe te Pllaka Përkujtimore e axhës së tij – dëshmorit Tahir Zemaj.

“Në Ditën e Flamurit, flamur të cilin e deshe aq shumë, përkulem dhe kujtoj me nderim sakrificën Tuaj në rrugën e nderit dhe atdhedashurisë”.

Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:

Shqiptarë, kudo që jeni, urime 28 Nëntori!

Me nderim përkulem para veprës Tuaj, në Festën e Flamurit, Axhi Tahir!

Sot, festa do të ishte më e bukur, sikur të ishim të gjithë së bashku, me Ty, Enisin dhe Hasanin.

Në Ditën e Flamurit, flamur të cilin e deshe aq shumë, përkulem dhe kujtoj me nderim sakrificën Tuaj në rrugën e nderit dhe atdhedashurisë.

Lavdi për të gjithë kontribuesit e festës më të madhe të kombit, 28 Nëntori!

Urime, gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat