Deputetja e AAK-së: Java e ardhshme vendimtare për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Java e ardhshme vendimtare për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj po sheh javën e ardhshme si vendimtare për Ligjin për Rimëkëmje Ekonomike.

Ajo deklaroi në “Intervistën e Javës” se kjo javë pritet të jetë vendimtare nëse do të kalojë ose jo ky ligj.

“Javën e ardhshme unë shpresoj se do ta kemi sërish në seancë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe mendoj që do të jetë java definitive e vendosjes nëse vërtet ky Projektligj do të kalojë ose jo.

Prandaj si javë definitive mendoj që është java që vjen. Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është mjaft i rëndësishëm sidomos në fazt nëpër të cilat po kalojmë si vend” theksoi Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat