Sylejman Selimi deklarohet për herë të parë për Specialen, ja si e quan atë

Aktuale

Sylejman Selimi deklarohet për herë të parë për Specialen, ja si e quan atë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 20:22
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale.

“Pas 23 vitesh, të përballesh me padrejtësi them është e vështirë, duke e ditur masakrat që ka kry Serbia, vuajtjet që i ka shkaktu këtij populli, forcat policore serbe, paramilitare, ushtarake, kanë bërë tmerr në këtë vend, dhe tash gjykohën pjetarët e UÇK, që u mblodhën për të shpëtuar civilët shqiptarë”, është shprehur Sylejman Selimi.

Megjithatë, Sylejman Selimi për RTK, është shprehur i bindur, se edhe këtë herë do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK-së.

“Është një betejë në një gjykatë politike, ne duhet të jemi unik, pasi e kemi një përballje me Serbinë dhe të gjithë ata që nuk ia duan të mirën këtij vendi. Edhe një herë do të tregojmë se lufta jonë ka qenë e pastër”, thotë Selimi.

E dikush që ka biseduar me ish-pjesëtarët e UCK-së që gjenden në Hagë, thotë se edhe ata do ta festojnë 28 nëntorin.

“Dje kam fol me Nasimin, edhe ata më thanë se sot e kanë një festë të vogël”, tha Faton Klinaku.

Që nga 5 nëntori, Thaci, Veseli, Selimi e Krasniqi, po mbahen në paraburgim në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat