Avokati shqiptar tregon çka po i tremb filoserbët

Aktuale

Avokati shqiptar tregon çka po i tremb filoserbët

Nga: A.Zh Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Spartak Ngjela

Shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është vendosur sot në qytetin e Prizrenit.

Për këtë ngjarje ka shkruar edhe avokati shqiptar Spartak Ngjela, përcjell Bota sot. Ai ka thënë se filoserbët dhe filoturqit, nuk kanë më fuqi presioni ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, ata janë trembur nga fitorja e Joe Bidenit si president i Amerikës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut u vendos edhe në Prizren. Ishin filoturqit dhe filoserbët e Kosovës që bënin presion. Sidomos filoserbët.

Por, tani nuk kanë më fuqi. Shqiptarizmi u tregua i fortë në Prizren. Kurse, filoserbët, kuptohet, janë trembur nga ardhja e Joe Biden-it si president në Washington.

Gjjthsesi, kastriotizmi sot, si shqiptarizëm, është më i fortë se kurrë; kurse, duhet të kujtohemi ngaherë: Prizreni është qendra e parë e Rilindjes Kombëtare shqiptare.

Gjergj Kastrioti hyri sot triumfalisht në Prizren pas 552 vjetësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat