Ahmeti: Shtatoret mos të bëhen si karikatura, ajo e Bill Clinton për të qeshur, e Fadil Vokrrit s’duhet të jetë e tillë!

Aktuale

Ahmeti: Shtatoret mos të bëhen si karikatura, ajo e Bill Clinton për të qeshur, e Fadil Vokrrit s’duhet të jetë e tillë!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti konsideron se duhet të fillojë një erape e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.

Ai ka thënë se nëse shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri është e njëjta me maketën e prezantuar më herët, nuk do ta lejojë vendosjen e saj.

Madje, Ahmeti ka thënë se shtatorja e ish- presidentit Bill Clinton është për të qeshur.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur. Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura. Urime dita e flamurit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat