Geci: Lufta e UÇK-së u përça pasi u themeluan fondet

Aktuale

Geci: Lufta e UÇK-së u përça pasi u themeluan fondet

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:31
Gani Geci

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ishte i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala.

Geci thotë se me urdhër të Adem Jasharit në vitin 1992 ai bashkë me dy shokë ka kryer aksionin e parë të armatosur ndaj forcave serbe.

“Pas këtij aksioni jemi larguar për në Shqipëri”, tha ai.

Geci thotë se për të gjitha veprimet e armatosura që ai ka bërë ndaj ushtrisë serbe, LDK ishte në dijeni e sidomos Fehmi Agani.

Anëtari i LDK-së thotë se deri pas vrasjes së Adem Jasharit nuk ka pasur ndarje në UÇK.

“Pak para vrasjes së Adem Jasharit kanë shkuar disa letra në zyrën e LDK-së në Zvicër. Bashkë me Adem Jasharin, Rexhep Selimin ishim në odën e Abedin Rexhës dhe e hapa këtë temë. Thashë po shkojnë disa letra kërcënuese. Adem Jashari tha kush po i dërgon këto letra. Më pas Rexhep Selimi tha se këto janë letra përçarëse dhe e tejkaluam këtë situatë dhe kënduam deri në mëngjes”.

Geci thotë se pasi u vra Adem Jashari dhe u ndanë fondet, filloi edhe përçarja e UÇK-së.

“Pasi u themelua fondi “Vendlindja Thërret” dhe fondi i Bukoshit u nda edhe lufta. Këtë le ta di gjithë bota. Paratë e kanë ndarë luftën. Përçarjen e kanë bërë vetëm paratë. Deri atë kohë nuk kemi pasur probleme”, tha ndër të tjera Gani Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat