Shpejtim Bulliqi dhe bashkëshortja e mbajnë të fshehur pajisjen me pasaportë shqiptare

Aktuale

Shpejtim Bulliqi dhe bashkëshortja e mbajnë të fshehur pajisjen me pasaportë shqiptare

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:36
Shpejtim Bulliqi

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me bashkëshorten e tij janë pajisur me pasaportë shqiptare.

Në muajin prill të këtij viti, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me bashkëshorten e tij, Elfeten, janë pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë.

Pavarësisht faktit se emri i tij dhe i bashkëshortes së tij, figurojnë në dekretin e presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili edhe është i publikuar në ueb faqen e Presidencës shqiptare, këtë gjë Bulliqi e ka mbajtur të fshehur, duke mos e publikuar asnjë foto nëpër rrjete sociale, ashtu siç bëjnë shumica e figurave publike kur pajisen me pasaportë shqiptare.

Theksojmë se Shpejtim Bulliqi, është kandidat për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, zgjedhje këto të janë filluar qysh në orën 07:00 të ditës së sotme, 29 nëntor 2020.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat