Rudari: Votoni dhe respektoni masat anti-covid

Aktuale

Rudari: Votoni dhe respektoni masat anti-covid

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:13
Nexhmi Rudari

(E plotësuar 10:37) - Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka kërkuar nga qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen në këtë komunë.

Pasi hodhi votën në shkollën, “Naim Frashëri”, pretendenti për të parin e Podujevës, kërkoi edhe respektim të masave anti-Covid gjatë procesit zgjedhor.

Rudari: Votoni dhe respektoni masat anti-covid

“Është një ditë e jashtëzakonshme sepse këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme në pandemi, andaj shfrytëzojë rastin të lusë qytetarët që të kryejnë obligimin e tyre qytetarë, të dalin të votojnë. Por edhe të kujdesen për veti dhe të tjerët të kalojmë bashkë edhe këtë ditw të zgjedhjeve mirë, por edhe këtë pandemi sa më shpejtë që është e mundur”, tha ai.

Komuna e Podujevës, ka mbet pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.

Në këtë komunë janë 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime, ku të drejt vote kanë 87,381 persona.

Voton kandidati për kryetar, Nexhmi Rudari, kërkon nga qytetarët të respektojnë masat anti-Covid 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari ka votuar rreth orës në shkollën “Naim Frasheri” në Podujevë.

Ai gjatë votimit ishte shoqëruar nga dy fëmijë.

“Falënderoj komisionarët dhe vëzhguesit të cilkët janë zgjuar herët për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor. Sigurisht është një ditë e jashtëzakonshme, sepse edhe situata është e jashtëzakonshme. Apeloj nga qytetarët që të kryejnë obligimin e tyre për të votuar, por të kujdesen edhe për veten, të mbajnë maskat dhe distancën”, ka thënë Rudari.

Rudari aktualisht është ushtrues detyre i Kryetarit të Podujevës, pasi Agim Veliu la postin e kryetarit për tu bërë ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat