VV: Agim Veliu me vetura të ministrisë angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë

Aktuale

VV: Agim Veliu me vetura të ministrisë angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:19
Vetura

Sot janë dukë u mbajtur zgjedhjet për kryetarë të Komunës së Podujevë.

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish kryetarin e Komunës, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliun se me vetura të ministrisë po angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë, shkruan "Bota sot".

Në reagimin për media të VV-së, kanë fituar Prokurorinë̈ që sa më parë të merret me këtë rast.

“Në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, në secilën nga ato janë parë deri tani 16 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat po keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar rëndë procesin zgjedhor.

Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre.

Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore.

Veprimet e tilla janë rreptësishtë të ndaluara.

Ftojmë prokurorinë që sa më parë të merret me këtë rast dhe ndërhyrjet flagrante që po vijnë veçmas nga Ministria e drejtuar prej Veliut.

Njëherit ftojmë KQZ-në që të reagoj sa më parë në mënyrë që të mos lejoj deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme që po organizohen nën autoritetin zyrtar të shtetit nga LDK”, thuhet në reagimin e VV-së.

Image
Vetura

Njëherit ftojmë KQZ-në që të reagoj sa më parë në mënyrë që të mos lejoj deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme që po organizohen nën autoritetin zyrtar të shtetit nga LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat