Haradinaj kujton lirimin nga Haga: Historia shkruhet vetëm një herë!

Aktuale

Haradinaj kujton lirimin nga Haga: Historia shkruhet vetëm një herë!

Nga: A.Morina Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:08
Ramush Haradinaj

Kreu i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka kujtuar lirimin e tij nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Haradinaj tha se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

"Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n", dekalroi Haradinaj, përcjell "Bota sot".

Ai përmendi edhe ish-ushtarët e UÇK-së që gjenden në Hagë, ku tha se beson në pafajësinë e tyre.

Posstimi i plotë

Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi.

Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n.

Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen.

Historia shkruhet vetëm një herë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat