​Deri në ora 15:00 në Podujevë votuan 29.76 %, në Mitrovicën e Veriut 30.3 %

Aktuale

​Deri në ora 15:00 në Podujevë votuan 29.76 %, në Mitrovicën e Veriut 30.3 %

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:31

(E plotësuar 15:46) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dhënë detaje për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunën e Podujevës dhe Mitrovicën e Veriut.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe të kënaqshme.

Daka ka thënë se deri më tani, nuk kanë pranuar informacione për ndonjë parregullsi dhe se procesi i votimit është duke vijuar normalisht.

Sipas saj, në komunën e Podujevës deri në orën 15:00, duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve kanë votuar 29.76 për qind, ndërsa në komunën e Mitrovicës së Veriut deri në ora 15:00 kamë votuar 30.3 për qind.

“Në komunën e Podujevës, deri në orën 15:00 kanë votuar 29.76% e votuesve apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 26 mijë e 37 votues apo 31%. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 15:00 kanë votuar 30.3% e votuesve apo 7 mijë e 62 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 6 mijë e 275 votues apo 29%.”, ka thënë Daka.

Konferenca e katërt për ditën e sotme parashihet të mbahet në orën 19:30 dhe ka të bëjë me të gjithë ecurinë e procesit të votimit si dhe pjesëmarrjen në votime deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën për media lidhur me pjesëmarrjen në votim deri në orën 15:00, si dhe ecurinë e procesit zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat