LDK në Podujevë rrugët po i shtron me zhavorr edhe në ditën e zgjedhjeve

Aktuale

LDK në Podujevë rrugët po i shtron me zhavorr edhe në ditën e zgjedhjeve

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Në Podujevë rrugët po shtrohen me zhavorr edhe në ditën e zgjedhjeve

Në fshatin Lluga të Komunës së Podujevës është duke u shtruar rruga me zhavorr pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Edhe pse ditë e dielë, kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës nuk i kanë ndalur punimet dhe është duke e shtruar rrugën me zhavorr pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se buldozeri është duke vazhduar me punët në shtrimin e zhavorrit në një rrugë në fshatin Lluga.

Fshati Lluga është fshati i Shpejtim Bulliqit./Kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat