Bahtiri njofton se ka ndryshuar vendim dhe se sheshet e Mitrovicës do të dekorohen, por jo nga komuna!

Aktuale

Bahtiri njofton se ka ndryshuar vendim dhe se sheshet e Mitrovicës do të dekorohen, por jo nga komuna!

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:18
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka deklaruar se është ndryshuar vendimi lidhur me dekorimin e qytetit.

Bahtiri tha se duke pas parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festat e fundvitit dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë proces, është marrë vendim që qyteti të dekorohet për fundvit.

Ai shtoi se shkaku i pandemisë dhe nevojave në menaxhim, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për dekorim.

Ai shtoi se zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë.

Postimi i plotë:

Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit.

Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.

Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat