Rritet numri i qytetarëve që po votojnë në Podujevë

Aktuale

Rritet numri i qytetarëve që po votojnë në Podujevë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Ilustrim

Kur kanë mbetur më pak se një orë nga mbyllja e vendvotimeve në Podujevë, është rritur numri i qytetarëve të kësaj komune që po shkojnë për të votuar, raporton Gazeta Express.

Menaxheri i vendvotimit në shkollën e mesme të mjekësisë, “Isa Boletini” në Podujevë, Fehmi Zeqiri që është qendra më e madhe, ka thënë për T7 se deri në orën 17:00 në këtë qendër votimi kanë votuar rreth 4 mijë qytetarë, apo 30.4%.

“Ne në vazhdimësi kemi bërë krahasimin e daljes në vnedvotime. Para një ore, në orën 17:00, dalja ka qenë pak më pak se 4 mijë, që i bie 30.4%. Tani është rritur numri. Fluksi i votuesve është më i madh dhe kjo situatë natyrisht se do të ndryshojë. Nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar. Mund të jetë një përqindje më e vogël sesa nga zgjedhjet e fundit, por mbetet të dihet në përfundim”, ka thënë Zeqiri.

Votimet mbyllen në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat