Dorëzohet Agim Veliu: Ne i kemi humbur zgjedhjet në Podujevë

Aktuale

Dorëzohet Agim Veliu: Ne i kemi humbur zgjedhjet në Podujevë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:43
Nexhmi Rudari dhe Agim Veliu

Ministri Agim Veliu e ka pranuar humbjen në bastionin me të madh të LDK-së në Podujevë.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se në bazë të rezultateve që kanë, LDK i ka humbur zgjedhjet, por presin edhe votat me postë sikur edhe me kusht.

Nexhmi Rudari flet pasi sondazhet e nxjerrin Shpejtim Bulliqin fitues 

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se ende është herët të flitet se kush është fitues nga procesi i sotëm zgjedhor.

“Qendrat e votimit sapo janë mbyllur dhe është herët të flitet për ndonjë rezultat”, është shprehur Rudari.

Lidhur me deklarimet e zyrtarëve të Vetëvendosje se janë ata që kanë fituar sot dhe kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi, Rudari është shprehur: “Duket se bazohen në sondazhet e tyre që i kanë bërë dje. Është herët të flitet për rezultate”.

Deri në ora 22:00 dihen 99% rezultateve finale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat